LAJME

Artikull

Me një multimedia, BQE uroi festën kombëtare të Bullgarisë

Martë, 3 Mars 2026, 13:35

Me një multimedia, BQE uroi festën kombëtare të Bullgarisë

FOTO: Instagram /europeancentralbank

Madhësia e shkronjave

Banka Qendrore Evropiane (BQE) i dërgoi urime anëtarit më të ri të eurozonës – Bullgarisë, me rastin e festës së saj kombëtare, 3 Marsit.

‘Gëzuar Ditën e Çlirimit, Bullgari! Për ta festuar këtë, po rikujtojmë hapat e parë të Bullgarisë drejt anëtarësimit në eurozonë, nën tingujt e një hiti të vërtetë’, thuhet në profilin e BQE-së në Instagram.  

Imazhet, të renditura në format multimedial, shoqërohen nga kënga "DJ Take Me Away" e grupit "Deep Zone Project". 

Në publikimin e BQE-së shtrohet edhe pyetja drejtuar përdoruesve: “A e njihni ndonjë nga objektet e veçanta që po tregojmë? Na tregoni në komente".

Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës më 1 janar të këtij viti, dhe presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde, shpesh përdor rrjetet sociale për të shënuar data të rëndësishme të lidhura me pranimin e vendit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva