Artikull
Martë 3 Mars 2026 16:49
Martë, 3 Mars 2026, 16:49
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pothuajse 40 për qind e konsumit të gazit natyror të Bullgarisë mbulohet nga Azerbajxhani sipas një kontrate afatgjatë 25-vjeçare, tha Ministri në detyrë i Energjisë Trajço Trajkov në Takimin e XII Ministror të Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit në Baku.
Forumi u hap nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Komisioneri Evropian për Energjinë Dan Jorgensen. Në takim marrin pjesë 27 vende, institucione financiare ndërkombëtare dhe kompani energjetike, njoftoi Ministria e Energjisë.
Në kushtet e tregjeve të paqëndrueshme, gazi azerbajxhanas ka një rol stabilizues për ekonominë bullgare, furnizimet janë të pandërprera dhe kufizojnë ndikimin e luhatjeve të çmimeve, tha Trajkov. Ai theksoi se me lidhjen e re të gazit me Greqinë nga viti 2022, Bullgaria është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, duke lidhur rajonin e Kaspikut me tregjet evropiane.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva