LAJME

Artikull

Që të mbetet paqja pas nesh, presidentja kërkon rikthim te diplomacia

Mërkurë, 4 Mars 2026, 09:03

Që të mbetet paqja pas nesh, presidentja kërkon rikthim te diplomacia

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot thirrja jonë është të rikthejmë vlerën e diplomacisë, të të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe të paqes, tha presidentja Ilijana Jotova në pritjen tradicionale me rastin e Festës Kombëtare 3 Mars në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ne kemi zgjedhur festën tonë kombëtare në një ditë kur flasim për paqen dhe pajtimin, shtoi kreu i shtetit. “Në kohën shqetësuese dhe të rrezikshme në të cilën jetojmë, secili prej nesh e peshon sërish për vete fjalën liri. Më e rëndësishmja është të jemi të lirë brenda vetes sonë. Atëherë zemrat dhe shpirtrat do të jenë të hapur ndaj virtyteve dhe vlerave që na bëjnë njerëz. Prindërit tanë bënë që të rritemi si njerëz të denjë. Ata na dhanë privilegjin dhe lumturinë e madhe për të jetuar në një botë paqeje. Kjo është sot përgjegjësia jonë ndaj fëmijëve dhe nipërve tanë. Duhet t’u lëmë trashëgim paqen, qetësinë dhe mundësitë për t’u zhvilluar – secili sipas talentit të vet”, shtoi Jotova në fjalimin e saj.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova