Artikull
Google Street View përditëson të dhënat e tij në Bullgari
Mërkurë 4 Mars 2026 09:22
Mërkurë, 4 Mars 2026, 09:22
FOTO: Google Street View
Madhësia e shkronjave
Google Street View nis sërish një itinerar regjistrimi nëpër Bullgari. Nga 5 marsi deri në fund të tetorit, makinat e sistemit global Street View me kamera 360 gradë do të përshkojnë mbi 20 000 km për të përditësuar imazhet në Google Maps për vendin. Xhirimet do të përfshijnë mbi 30 vendbanime, si Sofje, Plovdiv, Burgas, Haskovo, Vidin, Vraca, Pazarxhik, Sandanski, Petriç, Samokov, Jamboll etj.
Xhirimet përfshijnë si rrugët urbane, ashtu edhe lidhjet e rëndësishme rrugore midis vendbanimeve, të cilat përdoren çdo ditë nga udhëtarët, bizneset dhe turistët.
Vendimi u mor për shkak të ndryshimeve të shpejta në vitet e fundit – ndërtimi i lagjeve të reja, segmenteve rrugore, zonave industriale dhe hapësirave publike. Përditësimi i të dhënave do të lehtësojë orientimin, planifikimin e itinerareve dhe njohjen paraprake me vendet e kërkuara.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova