LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 marsin 2026

Mot me re dhe me reshje lokale, por i ngrohtë për sezonin

Mërkurë, 4 Mars 2026, 19:35

Parashikimi i motit për 5 marsin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 1° deri në 6°. Për Sofje pritet që në mëngjes të jetë rreth 4°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje. Para mesditës, reshjet më intensive dhe më të konsiderueshme priten rreth rajoneve perëndimore të malit Stara Pllanna, ndërsa pasdite në zonën e Rodopeve. Pasdite, vranësira nga verilindja do të fillojë të shpërndahet dhe të zbehet. Era do të fryjë nga veriperëndimi, do të forcohet dhe me të do të depërtojë ajër më i ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°. Në kryeqytet do të arrijnë rreth 10°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me re, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi, e cila gjatë ditës do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° deri në 14°. Uji i detit do të jetë nga 5° deri në 7°. Valët në det do të jenë rreth 1–2 ballë.

Në malet do të jetë me re dhe reshje, të cilat do të jenë shiu në nivele më të ulëta dhe dëbore mbi 1600 metra mbi nivelin e detit. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 m deri në 0°.

Të premten, vranësira do të mbetet e konsiderueshme kryesisht mbi zonat lindore, dhe aty në vende të veçanta do të ketë reshje të dobëta shiu. Era do të dobësohet dhe do të kthehet nga veri-verilindja, duke sjellë depërtimin e mëtejshëm të ajrit më të ftohtë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova