Enjte 5 Mars 2026 05:05
Enjte, 5 Mars 2026, 05:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Manuali "Artizanatet në Bullgari. Bibliografia" do të prezantohet më 5 mars në Muzeun e Artizanatit në Trojan(Bullgaria Qendrore Veriore), tha për BTA drejtoresha e institucionit, Eleonora Avxhieva.
Botimi është hartuar me iniciativën e Muzeut Rajonal Etnografik në Ajër të Hapur "Etër" - Gabrovo dhe Muzeut të Artizanatit, në partneritet me Bibliotekën Kombëtare "Shën Kirili dhe Metodi" dhe me ndihmën e bibliotekave dhe muzeve të shumta në vend.
Qëllimi kryesor i botimit është të përditësojë njohuritë rreth artizanatit në Bullgari dhe ta bëjë informacionin shkencor më të arritshëm. Të dhënat janë të strukturuara në mënyrë profesionale dhe të sistematizuara, gjë që lejon qasje të shpejtë në informacionin rreth zhvillimit të artizanatit në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva