Artikull
Policia, xhandarmëria dhe GDBOP do të kenë drejtorë të rinj
Mërkurë 4 Mars 2026 17:03
Mërkurë, 4 Mars 2026, 17:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm
në detyrë, Emill Deçev, janë zëvendësuar drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme
“Policia Kombëtare” – kryekomisar Zahari Vaskov, “Lufta kundër Krimit të
Organizuar” (GDBOP) – kryekomisar Bojan Raev, dhe “Xhandarmëria, Operacionet Speciale
dhe Lufta kundër Terrorizmit” – kryekomisar Nikollaj Nikollov. Lajmi u bë i ditur
nga Ministria e Brendshme, e cila citohet nga BTA.
Nga institucioni theksojnë
se së shpejti do të njoftohet se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të
strukturave. Kriteret për përzgjedhjen e tyre do të jenë autoriteti, ndershmëria
dhe përvoja e gjerë profesionale.
Deri tani janë zëvendësuar 23 nga gjithsej 28 drejtorët e drejtorive rajonale të Ministrisë së Brendshme. Të tjerët, për momentin, mbeten në detyrë, njoftoi disa ditë më parë Ministri në detyrë Emil Deçev. Ai tha se ka një plan për punën në lidhje me zgjedhjet dhe se plani tashmë ka nisur të zbatohet.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva