Artikull
Mbërriti avioni i parë me bullgarë të evakuuar nga Lindja e Mesme
Mërkurë 4 Mars 2026 17:16
Mërkurë, 4 Mars 2026, 17:16
Aeroporti i Varnës
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në Bullgari u kthye grupi i parë i bashkatdhetarëve që u evakuuan nga rajoni i Lindjes së Mesme. Avioni me 180 persona në bord u ul në Varna, raportoi korrespondentja jonë Daniella Stojnova.
Më herët, Ministria e Transportit dhe Komunikimeve njoftoi se fluturime të specializuara të kompanive ajrore “GullivAir” dhe “Bulgaria Air”, si edhe të Operatorit Shtetëror të Aviacionit, janë organizuar për kthimin e qytetarëve bullgarë nga Dubai, Abu Dabi dhe Omani sot dhe nesër.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva