LAJME

Artikull

Ministri Atanas Zaprjanov

Lëshimi i një rakete ndaj një vendi të NATO‑s është përshkallëzim i rrezikshëm

Mërkurë, 4 Mars 2026, 17:51

Ministri Atanas Zaprjanov

Ministri Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria turke dhe NATO-ja kanë konfirmuar se një raketë balistike është lëshuar nga Irani drejt Turqisë, e cila është shkatërruar nga forcat e Aleancës. Një sulm i tillë i paprovokuar, si ai kundër Qipros, tregon se regjimi iranian nuk e merr parasysh se kush po merr pjesë në operacionin ushtarak dhe kush jo. Lëshimi i një rakete drejt një vendi anëtar të NATO-s është një përshkallëzim i rrezikshëm, tha Ministri në detyrë Atanas Zaprjanov në një konferencë informuese në Ministrinë e Mbrojtjes pas një takimi me udhëheqjen e lartë të ushtrisë.

Në takim u diskutua ndryshimi i gatishmërisë së formacioneve përgjegjëse për mbrojtjen ajrore të vendit. Ministri Zaprjanov saktësoi se po përgatitet një raport, i cili do t'i paraqitet Kryeministrit për Këshillin e Sigurisë që do të mbahet së shpejti.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva