LAJME

Artikull

Ditën e dytë vazhdon evakuimi i bullgarëve nga Lindja e Mesme

Enjte, 5 Mars 2026, 09:32

Ditën e dytë vazhdon evakuimi i bullgarëve nga Lindja e Mesme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbi 400 bullgarë u kthyen nga Dubai dhe Abu Dhabi me dy fluturime. 85 persona u kthyen nga Abu Dhabi me avionin qeveritar, ndërsa mbi 300 të tjerë mbërritën nga Dubai me avionin e kompanisë GullivAir.

“Më 28 shkurt u regjistruam dhe dërguam email. Organizim i shkëlqyer nga ambasada në Abu Dhabi. Na informuan për grupin dhe na treguan ku duhet të shkonim dhe në çfarë ore”, tregon një i evakuuar për BNR.

Para dy fluturimeve të evakuimit, në aeroportin e Sofjes mbërriti edhe një fluturim i rregullt i kompanisë FlyDubai, i cili planifikohej për të premten. Në momentin e fundit pasagjerët mësuan se fluturimi do të ishte më herët dhe se mund të rikonfirmonin biletat e tyre për këtë fluturim.

Të mërkurën, më 4 mars, me një fluturim nga Dubai i organizuar nga një kompani turistike në Varna mbërritën 180 shtetas bullgarë. Rreth 100 bullgarë që po pushonin në Maldive kanë vështirësi për t’u kthyer, për shkak të problemeve me rezervimin e vendeve në avion.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova