Artikull
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale
Pesë formacione do të hynin në parlament
Enjte 5 Mars 2026 11:07
Enjte, 5 Mars 2026, 11:07
FOTO: alpharesearch.bg
Madhësia e shkronjave
Pesë parti do të hynin në parlamentin e ri, sipas një sondazhi të Alpha Research për qëndrimet elektorale. Në vend të parë është koalicioni i Rumen Radev me 32.6%. Në vend të dytë janë GERB–SDS me 19.7% mbështetje, ndërsa në vend të tretë është “Po e vazhdojmë ndryshimin –Bullgaria Demokratike” me 12.6%. Në vend të katërt është “DPS – Fillii i Ri” me 9.6% mbështetje. Për “Vëzrazhdane” do të votonin 6.4% e votuesve. Partia Socialiste Bullgare mbetet nën pragun për hyrje në parlament me 3.6%.
Një e treta e mbështetësve të Rumen Radev nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Të tjerët janë ish-votues të Partisë Socialiste Bullgare dhe të formacioneve të ndryshme populliste dhe nacionaliste, komentoi për bTV Genoveva Petrova nga Alpha Research.
Aktualisht më pak se 3 milionë persona janë të vendosur të shkojnë në votime më 19 prill. 37% e të anketuarve presin që zgjedhjet të jenë më të ndershme se të mëparshmet, ndërsa 33% mendojnë se do të jenë më pak të ndershme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova