Artikull
Politikat e kabinetit në detyrë u prezantuan para ambasadorëve të BE-së
Enjte 5 Mars 2026 14:44
Enjte, 5 Mars 2026, 14:44
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë Andrej Gjurov zhvilloi një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës. Gjatë bisedimeve në Këshillin e Ministrave më 5 mars, Gjurov prezantoi prioritetet e kabinetit në detyrë. Ai theksoi në radhë të parë angazhimin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të qarta. Si një tjetër prioritet, Gjurov përmendi “forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet”, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit në detyrë.
Në kuadrin e situatës së ndërlikuar ndërkombëtare, u diskutuan zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe lufta e vazhdueshme në Ukrainë. Kryeministri theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Sofjes për Kievin dhe faktin që Bullgaria është një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm në BE dhe në NATO.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova