Artikull
KQZ: 24 formacione do të konkurrojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Enjte 5 Mars 2026 18:39
Enjte, 5 Mars 2026, 18:39
Zëdhënësja e KQZ-së, Rosica Mateva (majtas) dhe Kryetarja e KQZ-së, Kamelia Nejkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Njëzet e katër formacione politike do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 19 prill, njoftoi zv/kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Njëra nga partitë ka tërhequr dokumentet për pjesëmarrje në votim. Dy koalicioneve — “Jashtë BE-së dhe NATO-s” dhe “Bullgaria Prosperuese”, e cila fillimisht u regjistrua si koalicion “Mbështet Radëvin”, iu refuzua regjistrimi, por ato kanë tre ditë kohë për të apeluar vendimin e KQZ-së.
Sa i përket zgjedhjeve jashtë vendit, Rosica Mateva tha: “Zgjedhësit që dëshirojnë të votojnë jashtë vendit mund të dorëzojnë kërkesa me shkrim përmes përfaqësive diplomatike dhe konsullore ose në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të KQZ-së. Kërkesa elektronike do të jetë e aktivizuar sonte në orën 00:00, sipas orës bullgare. Afati për dorëzimin e kërkesave është 24 mars 2026.”
Më 18 mars, komisioni duhet të përcaktojë me short renditjen e numrave në fletën e votimit për partitë dhe koalicionet.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova