LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 6 marsin 2026

Gjatë ditës do të mbajë mot i kthjellët, ndërsa në lindje mbetet me vranësira dhe me mundësi reshjesh

Enjte, 5 Mars 2026, 19:05

Parashikimi i motit për 6 marsin 2026

FOTO: Borisllav Todorov

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 5°. Për Sofje pritet që në mëngjes të jenë rreth 2°. Në orët e para të ditës do të jetë i qetë dhe në zonat fushore të vendit do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta të shtresuara. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë kryesisht të dukshme mbi rajonet lindore dhe aty vend-vende në orët e pasdites do të ketë reshje të dobëta shiu. Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë rreth 14°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 12°. Uji i detit është nga 5 deri në 7°. Valët e detit do të jenë rreth 2 ballë.

Në malet do të mbajë kryesisht mot i kthjellët, me shtim të përkohshëm të vranësirave gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 m do të arrijë deri në 1°.

Të shtunën do të mbajë kryesisht mot i kthjellët. Era do të jetë nga lindja-verilindja, e lehtë. Temperaturat do të ulen, me minimale rreth 0° dhe maksimale midis 8 dhe 13°.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova