SPORT

Artikull

Shorti në Indian Wells përball Dimitrov me Allkaras

Premte, 6 Mars 2026, 10:02

Shorti në Indian Wells përball Dimitrov me Allkaras

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov do të ndeshet me tenistin më të mirë në renditjen botërore, Karllos Allkaras. Tenisti më i mirë bullgar (nr. 42 në botë) mposhti në rundin e parë të turneut “Masters” në Indian Wells, SHBA, francezin Terrëns Atman. Ndeshja ishte e vështirë dhe u vendos pas tre seteve – 6:4, 5:7, 6:4. Dimitrov arriti të merrte revanshin ndaj francezit, i cili e mundi një javë më parë në Acapulco, dhe tani do të përballet me liderin e renditjes botërore në turne.

“Ditë e tmerrshme për të luajtur tenis. Terreni ishte i shkëlqyer, por era e bëri shumë të vështira kushtet për ne”, tha Dimitrov në një intervistë pas ndeshjesh. Bullgari ndërpreu kështu një seri prej katër humbjesh radhazi gjatë vitit 2026.

Si numër një i renditjes botërore dhe kryesues i shortit në kategorinë “ATP 1000”, spanjolli Allkaras nis turneun nga raundi i dytë, duke përfituar nga pushimi i rundit të parë në Indian Wells.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova