LAJME

Artikull

Ambasadori izraelit: Irani është një shtet i rrezikshëm

Evropa duhet ta ndalojë

Premte, 6 Mars 2026, 11:21

Ambasadori izraelit Josi Levi Sfari

Ambasadori izraelit Josi Levi Sfari

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Irani ka deklaruar se do të shkatërrojë Izraelin – qoftë me armë bërthamore, qoftë duke përdorur forca të përfaqësuara nga organizata të tjera si Hezbollahu. “Jemi sulmuar shumë herë – ne jemi në një gjendje të vazhdueshme lufte”, deklaroi për televizionin bullgar ambasadori i Izraelit në Sofje, Josi Levi Sfari. “Unë nuk kam ide sa do të zgjasin sulmet. Janë vendosur katër qëllime: së pari, të shkatërrojmë tërësisht aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore; së dyti, të shkatërrojmë mundësinë e tyre për të prodhuar raketa balistike; së treti, të mundësohet që populli i Iranit të marrë kontrollin mbi vendin e tij dhe të vihet një fund për këtë regjimi të tmerrshëm; dhe së katërti, të ndalojmë Iranin të përdorë forca të tjera si Hezbollahu apo hutitë, të cilët rrëmbyen marinarë bullgarë”, shtoi ambasadori Sfari.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova