Artikull
Presidentja: Nuk duhet të shqetësohen qytetarët për shkak të luftës në Iran
Premte 6 Mars 2026 12:16
Premte, 6 Mars 2026, 12:16
Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Nuk ka rrezik të menjëhershëm për vendin. Sapo të ketë ndonjë ndryshim në situatën në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në lidhje me sigurinë e Bullgarisë, menjëherë do të thirret Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare”, tha presidentja Ilijana Jotova. “Nuk ka asnjë arsye për të shqetësuar më tej qytetarët e vendit. Çdo rrezik ndiqet shumë me kujdes dhe çdo informacion diskutohet me shumë vëmendje”, sqaroi kreu i shtetit. Ajo shtoi se, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Bullgaria po përballet shumë mirë me evakuimin e qytetarëve të saj nga vendet afër zonave të konfliktit në Iran.
Para parlamentit, kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov njoftoi se ka ngarkuar ministrin e mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, të bëjë një analizë nëse avionët ushtarakë të transportit të SHBA-së mund të transferohen nga aeroporti civil i Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova