LAJME

Artikull

Raketa dhe avionë grekë do të mbështesin mbrojtjen ajrore të Bullgarisë

Premte, 6 Mars 2026, 15:35

Nikos Dendias

Nikos Dendias

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Greqia do t’i ofrojë mbështetje Bullgarisë me mjete të mbrojtjes kundërajrore dhe me personel ushtarak, të cilët do të vendosen në veri të Greqisë dhe do të mbulojnë një pjesë të madhe të territorit bullgar. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, sipas Agjencisë Greke të Lajmeve. Ai sqaroi se kjo do të bëhet me kërkesë të palës bullgare, e paraqitur më 5 mars. Dendias bëri të ditur se, me vendim të Këshillit Qeveritar grek për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen, në orët në vijim në një zonë të përshtatshme në Greqinë Veriore do të vendoset një bateri raketore greke e sistemit “Patriot”, e cila do të sigurojë mbrojtje kundër raketave për një pjesë të madhe të territorit të Bullgarisë. Përveç kësaj, një çift avionësh luftarakë F-16 do të vendosen në një aeroport në Greqinë Veriore me detyrën e posaçme për të siguruar mbrojtje shtesë për Bullgarinë. Gjithashtu, dy oficerë të lartë të forcave ajrore greke do të dërgohen në Sofje për koordinim me komandën ushtarake bullgare. Ministri grek i mbrojtjes njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të vizitojë Sofjen me ftesë të homologut të tij bullgar, Atanas Zaprjanov.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova