Artikull
Bullgaria nuk merr pjesë në veprimet e Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit
Premte 6 Mars 2026 18:44
Premte, 6 Mars 2026, 18:44
Andrej Gjurov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vendi ynë nuk merr pjesë në asnjë mënyrë në veprimet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Këtë e theksoi edhe një herë kryeministri në detyrë Andrej Gjurov gjatë një kontrolli në Kuvendin Popullor. “Ajo që mund të konfirmoj është se në territorin e vendit tonë dhe në hapësirën tonë ajrore nuk ndërmerren asnjë lloj veprimesh që lidhen me këto aksione të SHBA-së dhe Izraelit. Nga kjo pikëpamje, nuk ka asnjë ndryshim lidhur me notën e deklaruar për praninë e shtuar të aleatëve tanë në territorin tonë”, transmetoi reporterja Maria Fileva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova