Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Gjatë fundjavës do të mbajë mot pa reshje, të shtunën kryesisht me diell
Premte 6 Mars 2026 19:20
Premte, 6 Mars 2026, 19:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5° C, ndërsa në fusha të larta në Bullgarinë Jugperëndimore deri në minus 3°. Për Sofjen pritet që mëngjesi të nisë me 0°. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell, me vranësira të përkohshme pasdite mbi zonat malore dhe ato lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, më të ulëta në Bullgarinë Lindore. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 15°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, por pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 9°. Uji i detit do të jetë nga 5 deri në 8°. Valët do të jenë rreth 2 ballë.
Në malet do të mbajë kryesisht mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të arrijë rreth 7°, ndërsa në 2000 metra deri në 3°.
Të dielën mbi zonat lindore dhe jugperëndimore do të ketë shtim të vranësirave, por mundësia për reshje është shumë e vogël. Era do të fryjë nga lindja-verilindja dhe do të intensifikohet deri në mesatare. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht ndërmjet minus 2° dhe 3°, ndërsa ato maksimale do të ulen pak.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova