LAJME

Artikull

Punonjësit e postës protestojnë për paga më të larta

Hënë, 9 Mars 2026, 10:11

Punonjësit e postës protestojnë për paga më të larta

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Punonjësit e “Postës Bullgare” në Sofje, Burgas dhe Ruse dolën në orën 7:30 në protestë, e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Nga sindikata kërkohet rritje prej 5% e pagave bazë mujore nga buxheti në sektorët që financohen sipas parimit të subvencionit. Pagat e punonjësve në këtë sektor janë në kufirin e pagës minimale, raportoi gazetarja e Radios Kombëtare Bullgare, Natalia Ganҫovska.

Protesta po zhvillohet në ditën kur pensionistët duhet të marrin pensionet e tyre. “Sot do të paguhen pensionet, por njerëzit mbeten në gatishmëri për veprime të vërteta greviste”, deklaroi sindikalistja Sabina LLazarova.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova