Artikull
Parashikimi i motit për 10 marsin 2026
Temperaturat pranverore vazhdojnë
Hënë 9 Mars 2026 19:35
Hënë, 9 Mars 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Pas mesnatës, vende-vende përgjatë luginave të lumenjve dhe në ultësira do të fillojë të formohet vranësirë e ulët shtresore ose mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, ndërsa në Sofje rreth minus 1°.
Të martën mbi pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në zonat perëndimore do të ketë vranësira të shpërndara të larta. Në orët para mesditës, përgjatë luginave të lumenjve, në ultësira dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësirë të ulët shtresore ose mjegull. Era do të fryjë nga lindja-verilindja, e dobët, ndërsa në zonat lindore herë pas here mesatare. Temperaturat maksimale priten të jenë ndërmjet 12° dhe 17°, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi 8°–10°.
Në male moti do të jetë me diell, me vranësira të shpërndara kryesisht të larta mbi masivet e pjesës perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët më të larta herë pas here e fortë nga lindja dhe juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 metra rreth minus 1°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova