Artikull
Humbim mbi 70 mijë turistë izraelitë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme
Hënë 9 Mars 2026 13:40
Hënë, 9 Mars 2026, 13:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shteti duhet të ndihmojë në tërheqjen e turistëve të rinj pas rezervimeve të anuluara nga turistë nga Lindja e Mesme për shkak të konfliktit ushtarak. Me këtë qëndrim doli Shoqata Bullgare e Hotelierëve dhe Restoratorëve në një letër drejtuar ministres së përkohshme të turizmit, Irena Georgieva. Sipas shoqatës, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet nxitjes së masave për të tërhequr turistë bullgarë, duke pasur parasysh se disa vende që janë konkurrente të vendit tonë për pushimet verore rrezikojnë gjithashtu të përballen me largim turistësh, të cilët do të kërkojnë mundësi të reja për pushimet e tyre.
Nëse shteti nuk e ndihmon sektorin e turizmit të kompensojë anulimet nga turistët izraelitë, numri i të cilëve vetëm për Bansko dhe për bregdetin verior të Detit të Zi vlerësohet në mbi 70 mijë persona, atëherë do të arrihet deri te largimi nga puna i një pjese të personelit, paralajmërojnë nga shoqata. Nga organizata theksohet se masa të tilla nxitëse do të ishin më të efektshme sesa shpenzimi i parave nga ministria e çështjeve sociale për të ndihmuar personelin e larguar nga puna.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova