Artikull
51% e bullgarëve deklarojnë se do të votojnë në zgjedhjet parlamentare
Hënë 9 Mars 2026 15:41
Hënë, 9 Mars 2026, 15:41
FOTO: "Gallup International Balkan"
Madhësia e shkronjave
Një konfigurim i ri parlamentar dhe rishpërndarja e votave parashikohet me një gatishmëri deklarative për votim rreth 51% për zgjedhjet e 19 prillit 2026. Kjo reflekton gjendjen aktuale të qëndrimeve para-zgjedhore, sipas anketimit kombëtar përfaqësues të “Gallup International Balkan”, i kryer nga 10 deri më 28 shkurt 2026 me intervista personale “ballë për ballë” duke përdorur tabletë tek 800 qytetarë të rritur. Sondazhi u financua me mjete të vetë agjencisë.
Rumen Radev merr mbështetje të lartë fillestare, por ende jo të mjaftueshme për të siguruar një shumicë parlamentare të vetme – 29.8%.
Në vendin e dytë janë GERB-SDS me 19.6%, duke ruajtur stabilitetin e bazës së tyre elektorale.
Në vendin e tretë, me tendencë zbritëse, është PP-DB me 11.0%.
Pas tyre vjen “DPS – Fillimi i Ri” me 10.9%.
Partia “Vëzrazhdane” merr mbështetjen nga 6.0% e qytetarëve.
Nën barrierën prej 4% mbeten MEÇ – 3.3%, BSP – 2.9%, “Ka një popull të tillë” (ITN) – 2.8%, “Veliçie” – 2.2%, dhe APS – 1%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova