LAJME

Artikull

Luledielli argjentinas i sjellë në Bullgari përmban pesticide mbi normën

Hënë, 9 Mars 2026, 18:48

Luledielli argjentinas i sjellë në Bullgari përmban pesticide mbi normën

FOTO: BABH

Madhësia e shkronjave

Mostrat nga anija e dytë me farat e lulediellit nga Argjentina, po ashtu si ato nga e para, tregojnë devijime serioze nga normat, njoftojnë nga Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore. Shkelje e konsiderueshme u konstatua te pesticidet malation dhe deltametrin, ku tek malationi niveli është trefish mbi normën e lejuar. Në të njëjtin analizë u konstatua gjithashtu prania e metaleve të rënda – plumb, kadmium dhe nikel, si tek ngarkesa e anijes së parë. Megjithatë, vlerat e matura janë nën koncentrimet maksimale të lejuara, sqarojnë nga Agjencia. Ata sigurojnë se inspektorët vazhdojnë kontrollin mbi të gjithë procesin e importit, transportit dhe përpunimit të farave të lulediellit nga Argjentina.

Sipas një letre zyrtare nga importuesi i lëndës së parë, ajo do të përdoret jo për vaj, por për përpunim industrial në biodizel dhe eksport në vende të treta, dhe nuk duhet të shfaqet në tregun bullgar, raporton gazetarja Veselina Millanova.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova