LAJME

Artikull

Bullgaria mori garanci nga Irani se nuk konsiderohet objektiv

Martë, 10 Mars 2026, 10:18

Nadezhda Nejnski

Nadezhda Nejnski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori garanci nga Irani se vendi nuk është në rrezik dhe nuk konsiderohet objektiv, njoftoi ministrja e jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski në një intervistë për televizionin bullgar bTV. Kjo ndodhi në fillim të konfliktit ushtarak gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme të Iranit, ku përfaqësuesi që drejton ambasadën bullgare shpjegoi qëndrimin e Bullgarisë. Nadezhda Nejnski theksoi se Bullgaria dhe NATO nuk janë palë në konflikt dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për vendin. Sa i përket mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore, ajo tha se Bullgaria mbështetet shumë te aleatët e saj brenda Aleancës. “Që një raketë nga Irani të arrijë deri në Bullgari, duhet të kalojë nëpër të gjithë territorin e Turqisë. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore i Turqisë mbron edhe Bullgarinë nga raketat”, tha ministrja e jashtme. Sipas saj, Bullgaria nuk ka sistem kundërraketor, por ka sistem mbrojtjeje kundërajrore dhe kundër dronëve.

Deri tani u evakuuan mbi 2600 shtetas bullgarë nga Lindja e Mesme dhe numri i tyre pritet të rritet në pak më shumë se 3000 persona, shtoi më tej Nadezhda Nejnski. Ajo shpreson që deri nesër të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen të jenë evakuuar.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova