Artikull
Parashikimi i motit për 11 marsin 2026
Ditë me diell dhe temperatura pranverore
Martë 10 Mars 2026 18:55
Martë, 10 Mars 2026, 18:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Pas mesnate, në disa zona – kryesisht në Bullgarinë Lindore – do të ketë dukshmëri të ulët dhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, ndërsa në Sofje rreth minus 1°.
Të mërkurën, në pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, në rajonet lindore dukshmëria do të përmirësohet dhe vranësirat e ulëta do të pakësohen. Gjatë ditës edhe atje do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të larta më të theksuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° deri në 18°, përgjatë bregdetit të Detit të Zi midis 8° dhe 11°, ndërsa për Sofjen rreth 15°.
Në shumicën e masiveve malore moti do të jetë kryesisht me diell. Vetëm mbi pjesët lindore të maleve Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar do të ketë vranësira të larta më të dendura. Do të fryjë erë e dobët nga lindja-juglindja, ndërsa në pjesët më të larta erë mesatare nga jugu-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 10°, ndërsa në 2000 metra rreth 2°.
Në bregdetin e Detit të Zi, në mëngjes në disa vende do të ketë dukshmëri të ulët dhe vranësira të ulëta. Gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 8° dhe 11°, ndërsa temperatura e ujit të detit midis 6° dhe 8°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova