LAJME

Artikull

Nja dhjetë bullgarë u evakuuan nga Katari dhe Kuvajti

Martë, 10 Mars 2026, 13:27

Nja dhjetë bullgarë u evakuuan nga Katari dhe Kuvajti

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dhjetë shtetas bullgarë u evakuuan me tokë nga Katari dhe Kuvajti gjatë natës, njoftoi ministrja e jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski. Sipas saj, operacioni i evakuimit të bashkëqytetarëve tanë nga Lindja e Mesme po zhvillohet me sukses të jashtëzakonshëm. Situata në Liban është e tensionuar dhe po bëhet përgatitja për evakuimin e njerëzve, shtoi Nadezhda Nejnski. Ajo theksoi se u mobilizuan ambasadat që, aty ku kanë mbetur shtetas tanë, evakuimi të realizohet me tokë. Ministrja gjithashtu deklaroi se niveli i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme është shumë i lartë, por nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë. “Shërbimet e sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë, në mënyrë që të mund të bëjmë analiza të drejtpërdrejta dhe në kohë”, shpjegoi ajo.

Ndërkohë, në Aeroportin e kryeqytetit “Vasill Levski” u zhvilluan fluturime stërvitore me avionët shumëfunksionalë F-16 të Forcave Ajrore Bullgare. “Fluturimet janë krejtësisht për nevojat e Forcave Ajrore Bullgare dhe nuk lidhen me zhvillimet në Lindjen e Mesme”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova