LAJME

Artikull

247 janë strehimoret në Bullgari, që mund të strehojnë 60 000 veta

Martë, 10 Mars 2026, 14:30

Komisar Ilija Georgiev

Komisar Ilija Georgiev

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

247 janë strehimoret në të gjithë Bullgarinë që janë në gjendje të përmbushin funksionin e tyre për strehim. Në to mund të grumbullohen maksimumi 60 000 persona. Në këtë shifër nuk përfshihen garazhet nëntokësore, metroja dhe të tjera. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) komisar Ilija Georgiev, shef i Departamentit të “Veprimtarisë Preventive” në Drejtorinë e Përgjithshme të “Sigurisë së Zjarrit dhe Mbrojtjes së Popullsisë”. Këto objekte kontrollohen dy herë në vit dhe u jepen udhëzime pronarëve për mirëmbajtjen e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Bullgarisë është pak nën 6.5 milionë banorë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova