Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Mërkurë 11 Mars 2026 06:15
Mërkurë, 11 Mars 2026, 06:15
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Georgi Daçev – Do Sho është autor këngësh dhe këngëtar nga qyteti bregdetar Kavarna. Pasi gjatë vitit 2025 mori pjesë në forume të mëdha muzikore dhe në bashkëpunime të ndryshme me muzikantë të tjerë, tani Georgi Daçev – Do Sho prezanton këngën e tij të re autoriale, të titulluar “Deri në fund”. Përveç vetë Georgi Daçevit, në këngë dëgjojmë edhe zërin e këngëtares Ina Vasileva – IYA. Ajo është partnerja e tij jo vetëm në këtë këngë, por edhe në jetë. Do Sho pranon se realizimi i kësaj vepre i detyrohet plotësisht dashurisë:
FOTO: Facebook/ Georgi Dachev Georgiev
“Deri në fund” u krijua në vitin 2020 dhe gjithmonë dukej se i mungonte diçka; pyesja veten se çfarë ishte. Kjo këngë nuk kishte rëndësi për mua, derisa e kënduam bashkë me IYA. Atëherë kuptova se ajo ishte pjesa që mungonte dhe që e bënte këngën të plotë. Kolegët këngëtarë e dinë se në ditarët e tyre kanë shumë këngë që presin të shohin dritën e ditës – “Deri në fund” priti pesë vjet! Dhe pas pesë vjetësh, ja ku është tashmë në valët kombëtare, së bashku me IYA, sepse nuk mund ta përfytyroj ndryshe, përveç me të.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova