Artikull
Sofja njoftoi SHBA-n se përkohësisht nuk do të zbatojë marrëveshjen për Gazën
Mërkurë 11 Mars 2026 09:46
Mërkurë, 11 Mars 2026, 09:46
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria njoftoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, se përkohësisht nuk do të zbatojë statutin e Këshillit për Paqen në Gaza. Qeveria e rregullt e kryeministrit Rosen Zheljazkov informoi Shtetet e Bashkuara se, sipas Kushtetutës, Sofja nuk mund të zbatojë përkohësisht statutin e Këshillit për Paqen deri në ratifikimin e tij nga Parlamenti. Kjo bëhet e qartë nga një përgjigje me shkrim e kryeministrit të përkohshëm Andrej Gjurov drejtuar deputetit të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, Vasill Pandov. Pandov e pyeti Rosen Zheljazkov nëse njoftoi Shtetet e Bashkuara për këtë, por nuk mori përgjigje. Më pas, kabineti dorëzoi pushtetin te qeveria e përkohshme.
Gjurov shpjegon se me Vendimin Nr. 46 të Këshillit të Ministrave nga janari për miratimin dhe nënshkrimin e Statutit të Këshillit për Paqen, me kusht ratifikimi i mëvonshëm, u miratua vetë statuti si bazë për zhvillimin e negociatave. Po ashtu, kryeministri i atëhershëm u autorizua të nënshkruajë statutin në emër të Republikës së Bullgarisë, me kusht ratifikimi i mëvonshëm. I është ngarkuar gjithashtu të njoftojë Shtetet e Bashkuara se dokumenti nuk do të zbatohet përkohësisht, pasi Parlamenti nuk ka dhënë ratifikimin e nevojshëm.
Në iniciativën e Trampit për Gazën u bashkuan 19 vende. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Ukraina dhe shumë vende të tjera evropiane refuzuan të bashkohen me Këshillin për Paqen, raportojnë portalet “Sega” dhe “24 Çasa”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova