LAJME

Artikull

Ministri turk i energjisë u ftua në Sofje për marrëveshjen me “Botash”

Mërkurë, 11 Mars 2026, 11:28

Ministri turk i energjisë u ftua në Sofje për marrëveshjen me “Botash”

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Ministri i përkohshëm i energjetikës, Trajço Trajkov, u takua në Paris gjatë një forumi për energjinë bërthamore me homologun e tij turk, Alparslan Bajraktar, dhe e ftoi të vizitojë Sofjen. Trajkov tha se sheh mirëkuptim dhe gatishmëri për ndryshime nga ana turke në kushtet e marrëveshjes midis kompanive shtetërore të gazit “Bulgargaz” dhe “Botash”. Ai tha se kanë për t’u zhvilluar bisedime konkrete, sepse bëhet fjalë për parametra shumë specifikë. Ministri shtoi se në të njëjtën kohë Turqia ka interesat e veta, sepse ka edhe projekte të tjera të përbashkëta që po diskutohen.

Para vizitës së Alparslan Bajraktar në Sofje, pala bullgare do të përgatisë një qëndrim të detajuar për atë se ku shikon mundësi për përditësimin e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2023 midis dy kompanive për një periudhë 13-vjeçare dekapitalizon “Bulgargaz”, pa sjellë në praktikë që Bullgaria të marrë gaz nga terminalet turke.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova