LAJME

Artikull

Bullgaria e ndërpreu prokurimin për riparimin e avionëve MiG-29

Asnjë kandidat nuk paraqiti kërkesë për pjesëmarrje në procedurë

Mërkurë, 11 Mars 2026, 16:11

Bullgaria e ndërpreu prokurimin për riparimin e avionëve MiG-29

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Prokurimi publik për riparimin e deri në dhjetë motorëve të avionëve MiG-29 u ndërpre, sepse nuk u paraqit asnjë kërkesë për pjesëmarrje. Kjo thuhet në një vendim të ministrit të përkohshëm të mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, të botuar në regjistrin e prokurimeve publike. Prokurimi, me vlerë pak më shumë se 21 milionë euro, u shpallur nga Ministria e Mbrojtjes në fillim të muajit shkurt.

Megjithëse prej afro një viti Bullgaria ka tetë avionë të rinj F-16, avionët MiG-29  vazhdojnë të jenë mjeti kryesor për kryerjen e detyrave të mbrojtjes së hapësirës ajrore, si për NATO-n ashtu edhe për Bullgarinë, deri sa avionët F-16të arrijnë gatishmëri të plotë vepruese në vitin 2028.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova