Artikull
Zaprjanov: ShBA nuk kërkojnë baza në Bullgari për operacione ndaj Iranit
Mërkurë 11 Mars 2026 17:28
Mërkurë, 11 Mars 2026, 17:28
Atanas Zaprjanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë nga Bullgaria dhënien e bazave ushtarake për operacione kundër Iranit, siç është rasti me Rumaninë. Ai bëri këtë koment para gazetarëve në parlament, në sfondin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe sipas informacionit të shpërndarë nga Radio Rumania, se presidenti rumun Nikushor Dan kërkoi nga parlamenti në Bukuresht të miratonte vendosjen e pajisjeve ushtarake amerikane për shkak të luftës në Iran.
Sistemi grek për mbrojtje kundërajrore “Patriot” është tashmë në gatishmëri, kemi mbulim të plotë, tha ministri i përkohshëm, i cili mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes. “Forcat tona për mbrojtjen e hapësirës ajrore janë shumë mirë të përgatitura dhe ato gjithashtu marrin pjesë”, shtoi Zaprjanov. Ai theksoi se kjo nuk bëhet për shkak të një kërcënimi të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë, por për qëllime parandaluese. Për më tepër, dy avionë shtesë do të fuqizojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore të Bullgarisë. Ekziston një marrëveshje e ratifikuar midis Bullgarisë dhe Greqisë për operacione përtej kufirit, dhe avionët bullgarë dhe grekë mund të patrullojnë së bashku.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova