LAJME

Artikull

Kolegjiumi i Prokurorëve refuzon të ndërrojë kryeprokurorin

Mërkurë, 11 Mars 2026, 19:02

Kolegjiumi i Prokurorëve refuzon të ndërrojë kryeprokurorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Borisllav Sarafov mbetet ushtrues i detyrës së kryeprokurorit. Me vendim unanim, Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor la pa shqyrtim kërkesën e ministrit të përkohshëm të drejtësisë, Andrej Jankullov, për zgjedhjen e një ushtruesi të ri të detyrës së kryeprokurorit. Vendimi u arsyetua me faktin se ministri nuk ka kompetencë të paraqesë një kërkesë të tillë para kolegjit dhe se tashmë ekziston një vendim i formës së prerë nga qershori i vitit 2023, me të cilin Sarafov u zgjodh ushtrues i përkohshëm i detyrës deri në zgjedhjen e një kryeprokurori të rregullt.

Sipas anëtarëve të kolegjit, pasiguria juridike nuk rrjedh nga kohëzgjatja e madhe e ushtrimit të detyrës nga Sarafov, por nga ndryshimet në legjislacion dhe nga vonesa në zgjedhjen e një Këshilli të ri të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të zgjedhë kryeprokurorin.

Jankullov deklaroi se do të shqyrtojë mundësinë për ta kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Lartë Administrative.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova