Artikull
Parashikimi i motit për 12 marsin 2026
Pas mëngjesit të ftohtë pritet mot i vërtetë pranveror
Mërkurë 11 Mars 2026 19:18
Mërkurë, 11 Mars 2026, 19:18
FOTO: Dançe Bozaxhieva
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 1° deri në 4°, ndërsa përgjatë bregdetit do të jenë më të larta – nga 3° deri 6°. Për Sofjen pritet që në mëngjes të jetë minus 1°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Derisa të arrijë mesdita, në zonat lindore dukshmëria do të përmirësohet, ndërsa vranësira e ulët do të zvogëlohet përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° deri 18°, më të ulëta në Bullgarinë Lindore. Në kryeqytet pritet rreth 15°.
Në bregdet para mesditës, vende-vende do të ketë dukshmëri të kufizuar dhe vranësirë të ulët, e cila pasdite do të shpërndahet përkohësisht deri në mot me diell. Do të fryjë erë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri 12°. Uji i detit do të jetë nga 5° deri 8°, ndërsa dallgët rreth 2 ballë.
Në malet do të mbajë kryesisht mot me diell. Në pjesët lindore të maleve Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar para mesditës do të ketë vranësirë të ulët të konsiderueshme dhe vend-vende dukshmëria do të jetë e kufizuar. Do të fryjë erë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 m do të jenë rreth 10°, ndërsa në 2000 m deri rreth 2°.
Të premten do të mbajë kryesisht mot me diell. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësirë të ulët të konsiderueshme dhe vend-vende dukshmëria do të jetë e kufizuar; janë të mundshme mjegulla të përkohshme mëngjesore edhe përgjatë Rrafshinës së Danubit, si dhe në disa zona në fusha dhe lugina. Era në shtresën pranë tokës nga lindja-verilindja do të jetë e lehtë, ndërsa në rajonet lindore deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht midis minus 2° dhe 3°, ndërsa ato maksimale midis 13° dhe 18°, më të ulëta në rajonet lindore – nga 8° deri 12°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova