Enjte 12 Mars 2026 08:22
Enjte, 12 Mars 2026, 08:22
Rosica Mateva
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Përgatitjet për votimin me makina në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 19 prill po zhvillohen sipas planit dhe nuk priten probleme me pajisjet. Këtë e deklaroi zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva, në një intervistë televizive. Ajo theksoi se edhe pse periudha e garancisë për makinat ka përfunduar, kjo nuk e rrezikon funksionimin e tyre. “Të gjitha makinat që përdoren për zgjedhjet janë blerë para vitit 2021, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të punojnë. Shteti merr përsipër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe riparimin me shpenzimet e veta, nëse ndonjë pajisje pëson defekt”, shtoi Rosica Mateva.
“Nuk ka asnjë provë që makinat e votimit mund të manipulohen”, deklaroi ministri i administrimit elektronik, Georgi Sharkov, në Kuvendin Popullor.
Votimi me makina do të zhvillohet në 9354 qendra votimi në vend. Numri i qendrave ku do të përdoret votimi me makina përcaktohet sipas listave paraprake të votuesve, në të cilat janë të regjistruar më shumë se 299 zgjedhës.
Kërkesat për votim jashtë vendit mund të paraqiten deri më 24 mars. Deri tani, më shumë se 13 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhje.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova