Artikull
Bullgaria mund të gjobitet për moszbatimin e dy direktivave evropiane
Enjte 12 Mars 2026 10:36
Enjte, 12 Mars 2026, 10:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian nisi dy procedura kundër Bullgarisë për shkak të moszbatimit të legjislacionit evropian, njoftuan nga institucioni. Rasti i parë lidhet me faktin se Bullgaria nuk e përfshiu plotësisht në legjislacionin kombëtar direktivën për shkëmbimin e informacionit midis organeve të zbatimit të ligjit, e cila synon të forcojë parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimeve brenda Bashkimit Evropian.
Rasti i dytë i motivuar lidhet me mungesën e njoftimit për Komisionin Evropian mbi masat për zbatimin e direktivës që kriminalizon shkeljen e masave kufizuese të BE-së. Kjo direktivë synon të parandalojë shmangien e sanksioneve evropiane, përfshirë ato të vendosura pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Vendit tonë i jepen dy muaj për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Nëse kjo nuk ndodh, Komisioni Evropian mund t’i çojë rastet në Gjykatën e BE-së dhe të kërkojë vendosjen e sanksioneve financiare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova