LAJME

Artikull

“Bulgargaz” propozon rritje me 5% të çmimit të gazit natyror për muajin prill

Enjte, 12 Mars 2026, 11:28

“Bulgargaz” propozon rritje me 5% të çmimit të gazit natyror për muajin prill

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

“Bulgargaz” propozoi që çmimi i gazit natyror të rritet me 5.12% gjatë muajit prill. Nëse Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miraton këtë propozim, gazri do të tregtohet me 34.27 euro për megavat-orë, pa përfshirë tarifat për akses, transport, akcizën dhe TVSH-në. Rregullatori miratoi për muajin mars një çmim prej 32.60 euro/MWh, po pa tarifat për akses, transport, akcizën dhe TVSH-në. Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, furnizimet me naftë dhe gaz natyror janë të vështira, njofton BTA. Kjo ka çuar në rritje të çmimit të kontratave të prillit për gaz natyror në qendrën TTF në Holandë, si dhe në qendrën ndarëse të gazit “Ballkan”.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova