Artikull
“Bullgaria Demokratike” kërkon shpjegime:
A është shitur shtrenjtë karburant i blerë lirë?
Enjte 12 Mars 2026 17:20
Enjte, 12 Mars 2026, 17:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nga “Bullgaria Demokratike” kërkuan që ministri i ekonomisë të thërrasë Rumen Specov, administrator i posaçëm tregtar i rafinerisë “Lukoil Neftohim Burgas” – rafineria më e madhe dhe furnizuese kryesore e karburanteve në vend – për të dhënë shpjegime për çmimet e karburanteve.
Deputeti Jordan Ivanov deklaroi se në Bullgari ka spekulim me çmimet e karburanteve dhe paraqiti një dokument sipas të cilit karburanti i dorëzuar në një pikë karburanti më 9 mars, pra kur çmimet tashmë ishin rritur, ishte importuar më 6 shkurt dhe ishte blerë nga “Lukoil” që në janar. Sipas tij, kjo tregon se po shitet shtrenjtë karburant që është blerë lirë. “Agjencia Kombëtare e të ArdhuravedheKomisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës duhet të ndërmarrin masa që kjo spekulim të përfundojë menjëherë”, bëri thirrje Ivanov.
Martin Dimitrov, gjithashtu nga “Bullgaria Demokratike”, shtoi se spekulimi luftohet nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave në bazë të ligjit për euron, ku thuhet se “çdo rritje e çmimeve që nuk është e arsyetuar ndëshkohet me sanksione shumë të rënda”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova