Artikull
Parashikimi i motit për 13 mars 2026
Mot i ngrohtë dhe me diell
Enjte 12 Mars 2026 20:15
Enjte, 12 Mars 2026, 20:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të jetë pothuajse i qetë dhe në disa zona në fushë dhe ultësira do të formohet mjegull ose vranësirë e ulët e shtresëzuar. Temperaturat minimale do të luhaten midis –3° dhe 2°, në Sofje rreth –1°.
Të premten do të mbajë kryesisht mot me diell. Në disa zona fushore të vendit do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, por gjatë orëve të pasdites në shumicën e zonave mjegullat do të shpërndahen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° deri në 18°, më të ulëta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – midis 8° dhe 12°, në Sofje rreth 14°.
Në malet do të mbajë mot me diell, gjatë pasdites me shtim të përkohshëm të vranësirës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 9°, ndërsa në 2000 m rreth 2°.
Në bregdetin e Detit të Zipara mesditës do të mbajë mot pothuajse i qetë, dhe në disa zona do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta të shtresëzuara. Pas mesditës mjegullat dhe vranësirat do të shpërbëhen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 8° dhe 12°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 6°–9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova