EKONOMI

Artikull

Banka Kombëtare Bullgare mori çmimin për "Ekonominë në Dritë"

Premte, 13 Mars 2026, 18:03

Banka Kombëtare Bullgare mori çmimin për "Ekonominë në Dritë"

FOTO: bnb.bg

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) mori çmimin "Person ose organizatë që kontribuoi në kufizimin dhe parandalimin e ekonomisë informale përmes një pozicioni aktiv" në konkursin kombëtar "Ekonomia në Dritë", të organizuar nga Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari.

Çmimi është për menaxhimin efektiv të procesit të futjes së euros në Bullgari. Në arsyet për nominimin thuhet se pjesëmarrja në eurozonë forcon transparencën financiare, prezanton standarde më të rrepta rregullatore dhe thellon integrimin në infrastrukturën financiare evropiane, e cila kufizon ekonominë në hije.


FOTO: bnb.bg

Konkursi mbahet që nga viti 2013 dhe nderon institucionet, organizatat, personat dhe median me kontribute në luftën kundër punësimit të padeklaruar dhe ekonomisë në hije. Ceremonia u hap nga Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva