LAJME

Artikull

Qeveria në detyrë do të paguajë subvencione për karburant për të varfrit

Hënë, 16 Mars 2026, 10:28

Qeveria në detyrë do të paguajë subvencione për karburant për të varfrit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë Andrej Gjurov i tha Radios Kombëtare Bullgare se njerëzit me të ardhura deri në dyfishin e kufirit të varfërisë (rreth 781 euro) do të marrin 20 euro ndihmë për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit. Paratë do të transferohen në llogaritë e tyre deri në fund të marsit pa pasur nevojë të paraqesin aplikime ose të marrin kuponë. Masa do të vazhdojë për sa kohë që çmimet mbeten të larta për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Paratë për ndihmën janë midis 20 dhe 30 milionë euro dhe do të sigurohen përmes buxhetit. Rritja e çmimeve në Bullgari është më e ulëta në Evropë, krahasuar me vendet fqinje. Diferenca është midis 20 dhe 50 centëve për lloje të ndryshme të karburantit, tha gjithashtu Gjurov. Sipas tij, aktualisht ka një rritje çmimesh në rangun midis 15 dhe 25 për qind të niveleve në javët para konfliktit në Lindjen e Mesme.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva