LAJME

Artikull

Sipas "Sova Harris", në parlamentin e ri mund të ketë 6 formacione

Hënë, 16 Mars 2026, 11:13

Sipas "Sova Harris", në parlamentin e ri mund të ketë 6 formacione

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

6 forca politike do të hynin në parlamentin e 52-të nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sipas një sondazhi përfaqësues nga "Sova Harris", të porositur nga gazeta "Trud".

Formacioni "Bullgaria Progresive" i ish-Presidentit Rumen Radev po fiton mbështetje prej 30.9%. 19.3 për qind e atyre që kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të votuar do të votonin për GERB-SDS. Të tretët janë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" - me 12.2% mbështetje. "DPS - Fillimi i Ri" ka 7.1% të pjesëmarrësve në sondazh. “Vëzrazhdane” po fiton 6.7 për qind, dhe BSP - 4.4%. MEÇ mbetet nën pragun për të hyrë në parlament me 3.8%.

55% e të anketuarve sipas sistemit ballë për ballë kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të votuar. Proporcionalisht, kjo është pak nën 3 milionë votues të pritur.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva