Artikull
Me shumë gjasë nuk do të ketë votime në Lindjen e Mesme më 19 prill
Hënë 16 Mars 2026 12:14
Hënë, 16 Mars 2026, 12:14
Kamelija Nejkova
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Deri më 15 mars janë paraqitur rreth 20 800 kërkesa për votim jashtë vendit, njoftoi për BNT Kamelija Nejkova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Për zgjedhjet e tetorit 2024, të gjitha kërkesat e paraqitura kanë qenë pak mbi 30 000.
Në Mbretërinë e Bashkuar, deri tani kërkesat janë mbi 4000, që është dyfish më shumë se në tetor 2024. Më shumë kërkesa janë paraqitur edhe në SHBA. Turqia zakonisht ka numrin më të madh të aplikimeve të paraqitura për votim. “Në ambasadat ku ka mundësi, do të hapen më shumë se një qendër votimi. Do të bëjmë gjithçka të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shtoi Nejkova.
“Qendra votimi në Lindjen e Mesme, me shumë gjasë, nuk do të ketë. Ka shumë pak kërkesa të paraqitura në këto shtete. Kur KQZ të marrë vendimin përfundimtar, këta zgjedhës do të njoftohen, gjë që me shumë gjasë do të ndodhë rreth datës 28 mars”, tha gjithashtu Nejkova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva