LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 marsin

Do të jetë me vranësira, me reshje shiu dhe bore mbi masivet malore perëndimore

Hënë, 16 Mars 2026, 18:05

Parashikimi i motit për 17 marsin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 2 dhe 3°. Për Sofjen pritet të jetë 0°. Në mëngjes, në disa vende të rajoneve lindore dhe përgjatë lumit Danub, dukshmëria do të jetë e reduktuar. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në orët e pasdites, në disa zona, kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore, do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta – do të bjerë borë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet rreth 12°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja-lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 10°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në male do të jetë kryesisht me vranësira. Në orët e pasdites, në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1300 m lartësi – borë. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 m deri në minus 1°.

Të mërkurën do të forcohet era nga verilindja dhe do të depërtojë ajër i ftohtë. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë zona do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në male – borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, ndërsa ato maksimale – ndërmjet 6 dhe 11°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva