Artikull
Bullgarët jashtë vendit dërgojnë më pak para në shtëpi
Martë 17 Mars 2026 08:05
Martë, 17 Mars 2026, 08:05
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
11.7 milionë euro më pak u dërguan nga emigrantët bullgarë jashtë vendit familjeve të tyre vitin e kaluar krahasuar me vitin 2024. Mjetet e dërguara nga Gjermania dhe Spanja ishin dukshëm më modeste. Të dhënat janë nga Banka Kombëtare Bullgare, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Shuma totale që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit kanë transferuar në familjet e tyre në vendin tonë është 1.407 miliardë euro, me shumat më të mëdha që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas ekonomistëve, arsyet kryesore për flukset e reduktuara të parave janë inflacioni në vendet ku punojnë bullgarët, si dhe fakti që shumë prej tyre krijojnë familje dhe blejnë prona jashtë vendit, të cilat mbajnë një pjesë të të ardhurave të tyre atje.
Kthimi i disa emigrantëve gjithashtu ka një ndikim shtesë - mbi 9 mijë bullgarë janë kthyer në vend vitin e kaluar.
Ekspertët vërejnë se pavarësisht rënies, remitancat nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit mbeten një nga flukset financiare më të qëndrueshme në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva