Artikull
Sonja Jonçeva ishte e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Oscar”
Këngëtarja e madhe bullgare e operës na fton në “Gala në Sofje”
Hënë 16 Mars 2026 15:58
Hënë, 16 Mars 2026, 15:58
FOTO: SY11 Events
Madhësia e shkronjave
Mes të ftuarve në ceremoninë e 98-të të ndarjes së statujave më prestigjioze në botën e kinemasë – çmimet “Oscar”, më 15 mars, ishte edhe primadona bullgare e operës, Sonja Jonçeva. Ajo mori pjesë në cilësinë e artistes globale dhe ambasadores së një marke të njohurtë orëve – partneri kryesor i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit të SHBA-së. Diva e operës mori pjesë në këtë ngjarje madhështore së bashku me bashkëshortin e saj – dirigjentin me famë botërore Domingo Hindoyan, i cili është drejtori i ri muzikor i operës së Los Anxhelosit.
FOTO: SY11 Events
Për këtë ngjarje të madhe, Sonja Jonçeva kishte zgjedhur një veshje klasike dhe elegante të stilistit dominikan Oscar de la Renta, ndërsa këpucët e saj ishin punuar nga marka bullgare INGILIZ, këpucë të cilët i kishte zgjedhur edhe Angelina Jolie për Festivalin e Filmit në Kanë.
FOTO: SY11 Events
Përpara Nova TV, Sonja Jonçeva i drejtoi një ftesë adhuruesve të muzikës klasike për “Gala në Sofje” 2026, të organizuar prej saj, që do të mbahet më 25 dhe 27 gusht në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”. Ajo premtoi shkëlqim në stilin e Hollivudit – me tapete të kuqe, mure fotografish dhe yje botërorë. Në skenë, së bashku me Sonja Jonçevën, do të jenë “mbreti i tenorëve” Jonas Kaufmann (në “Toska”) dhe rebeli me famë botërore i muzikës klasike, violonçelisti HAUSER (në “Natë blu”).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva