EKONOMI

Artikull

Inflacioni vjetor në Bullgari është 3.3%

Hënë, 16 Mars 2026, 16:41

Inflacioni vjetor në Bullgari është 3.3%

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Inflacioni mujor në Bullgari, i matur nga Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit, për shkurtin krahasuar me janarin e këtij viti është 0.4%, dhe inflacioni vjetor (shkurt 2026 krahasuar me shkurtin 2025) është 3.3%. Këtë e tregojnë të dhënat përfundimtare të Institutit Kombëtar të Statistikave.

Inflacioni i akumuluar, i matur nga Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit, për tre vitet e fundit (shkurt 2026 krahasuar me shkurtin 2023) është 11.1%, dhe për pesë vitet e fundit (shkurt 2026 krahasuar me shkurtin 2021) është 41.8%.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva