Martë 17 Mars 2026 10:30
Martë, 17 Mars 2026, 10:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në kalimin kufitar “Kapitan Andreevo” për kamionët që shkojnë në Turqi ka qenë intensiv për 24 orë të tjera, njoftoi “Policia Kufitare”. Që nga ora 6 e mëngjesit të 17 marsit, trafiku ishte normal në të gjitha kalimet kufitare me vendet fqinje Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë. Trafiku përmes Urës së Danubit pranë Ruse dhe Giurgiu në Rumani po kryhet në faza në një korsi për shkak të riparimeve të planifikuara dhe të mëdha në objekt.
Deri më 20 mars, organizimi për kalimin nëpër tunelet Vitinja, Eçemishka dhe Praveshki Hanove në autostradën “Hemus” do të ndryshohet në faza gjatë natës, kur trafiku nuk është aq i dendur, për të pastruar sinjalistikën rrugore.
Një person ka vdekur dhe 27 janë plagosur në 22 aksidente të rënda në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi “Policia Rrugore”. Që nga fillimi i vitit, 75 persona kanë humbur jetën në aksidente.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva